Inter arriti një kualifikim të merituar në ndeshjen ndaj Barcelonës. Të vendosur përballë katalanasve në gjysmëfinale ata treguan të gjithë potencialin e tyre. Ekipi zikaltër ishte dominues në fushën e lojës, këtë e tregoi në të dy ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara. Ishin pikërisht ata që arritën të shënonin të parët në të dy sfidat. Koecidenca e këtij takimi ishte seria e golave të shënuar. Ushëtimi I tyre në Campe Nou shkoi më së miri, duke qenë se ata siguruan një barazim 3-3. Rezultat ky që I lejoj ekipet të kishin shanse të barabarta në ndeshjen e kthimit.
Kthimi padyshim që do të kishte vështirësi për Barcelonën, ata shkuan në San Siro duke e njohur epërsinë e Inter në shtëpi. Një sfidë e cila u ndoq gjithashtu me një aksion të vazhdueshë, pas të gjithës Inter arriti të kualifikohet me një rezultat të përgjitshëm 7-6. Në këtë sukses të arritur ka mundur të reagojë dhe mesfushori shqiptar Kristian Asllani.

Asllani u shpreh se ishte tepër I lumtur në këtë sukses të ekipit të tij. Një sukses I përsëritur në tre vite për herën e dytë cka e bën dhe atë pjesë të një suksesi të zikaltërve. Pavarësisht se ai nuk është duke pasur shumë minuta në fushën e lojës e cilësoi si një gëzim për ecurinë e ekipit. Të dy ndeshjet sipas tij kanë qenë mjaft të bukura duke dhuruar emocione në ekip dhe në tifozëri.
I pyetur ai foli gjitashtu dhe për ndeshjet që e presin ekipin kombëtar gjatë periudhës së qershorit. Sfida tepër të rëndësishme që do të përcaktojnë se si do të jetë fati I tyre në eleminatoret e Kupës së Botës 2026.