Inter në krizë pas humbjes në derbi, pikëpyetje në vazhdim

Inter në krizë pas humbjes në derbi

Humbja e një derbi është gjithmonë zhgënjyese për secilin ekip, aq më tepër një humbje e cila shkon me rezultat të thellë 3-0. Inter, pas kësaj humbje skualifikohet nga Kupa e Italisë, zhgënjimi vazhdon më tej në ekip. Ecuria e tyre e deri tanishme I lejonte që të ëndëronin për një mundësi në tripletë. Shanset tashmë janë shuar dhe kjo mund të ndikojë në formën e ekipit. Rivalët e tyre historikë dhe pse me dy ndeshje të fituara më herët në këtë sezon arritën që të merrnin një fitore të radhës.

Por, situata në Inter nuk do të duhet të zerë vend, duke qenë se ana mendore është tepër e rëndësishme për të pasur rezultate në vazhdim. Ndaj ekipi do të duhet të jetë tërësisht I ndërgjegjshëm se humbja është vetëm një e tillë. Aspekti mendor nuk do të duhet të jetë prezent në sfidat e radhës. Ata janë duke mbajtur kryesinë e Serisë A.

Inter në krizë pas humbjes në derbi
Inter në krizë pas humbjes në derbi

Sfida e tyre e ardhëshme do të jetë përballë Romës, e cila është vendimtare për ekipin. Një hap I gabuar I jep mundësinë Napolit që të triumfojë në këtë kampionat. humbja e tyre ishte e dyta në këtë javë, ata vinin pas humbjes në Serinë A. përballë Bolonjës ata në minutat e fundit morrën golin ndëshkues. Kjo e bën që ekipi të jetë në dyshimin e këtij sezoni. Dy disfata radhazi mund të tregojnë për lodhjen e ekipit. Por, gjithësesi shpirti I garës do të duhet të jetë deri në fund. Dorëzimi nuk mund të vijë në këtë pikë të kampionatit, pas një suksesi të padiskutueshëm të këtij sezoni.