Mbrëmja e djeshme padyshim që solli një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni. Përballaje mes Inter dhe Barcelonës e zhvilluar për gjysmëfinale të UEFA Champions League. Një sfidë e cila në ndeshjen e parë u nda pa një fitues me një rezultat 3-3. Duket sikur ky rezultat ishte si një magji për ta, duke I ndjekur përsëri. Pas kohës shtesë ishin pikërisht zikaltërit që në shtëpi festuan një kualifikim për në finalen e Champions League.
Padyshim që San Siro në ndeshjen e djeshme kishte dominimin e plotë të zikaltërve. Ishin pikërisht ata që e hapën këtë sfidë me një gol të shënuar në minutën e 21. Pas një kërkese të vazhdueshme Lautaro Martinez arriti të shënojë duke thyer akullin për këtë sfidë. Denzel Dumfires u kujdes më së miri për të arritur një asistim të saktë. Kjo vjen pas një rasti që ai dështoi I vetëm në portën e kundërshtarit.

Barcelona vazhdoi në krahun tjetër, ekipi katalanas kërkoi një penallti. Për shkak të prekjes me dorë në zonë të dyshuar prej tyre. Por, një vendim I cili nuk u konsiderua prej gjyqëtarit. Interi vazhdoi më tej aksionin e tij me Mkhitaryan dhe Calhanoglu por pa rezultat. Cubarus bën një ndërhyrje të parregullt në minutën e 42 ndaj Martinez. E cila sjell një penallti për ekipin zikaltër. Calhan golu arrin të shënojë duke e cuar rezultatin në 2-0. Një pjesë e parë e cila nuk prodhoi një reagim prej Barcelonës dhe magjia e Yamal nuk është se funksionoj si duhet. Inter arriti ta mbyllte më së miri me dy gola të shënuar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.