Inter ngec në shtëpi, pëson humbjen e parë

Inter ngec në shtëpi, pëson humbjen e parë

Java e dytë e Serisë A, solli dhe humbjen e parë të Inter në këtë sezon. Në udhëtimin e saj dejt Udinese, zikaltërit pësojnë dhe humbjen 2-1, e cila ishte e para për ta. Zikaltërit ishin ata që kaluan në epërsi të parët por duket se ndeshja nuk ishte aspak në favorin e tyre. Dumfries arriti të shënojë golin për ta në minutën e 17 duke e kaluar në epërsi ekipin e tyre. Por, gëzimi për Dumfires nuk ishte I gjatë duke qenë se më vonë do të bëhej ai shkaktari I një penalltie.

Përmes pikës së 11 metërshit Keinan Davis arriti të mposhtë Yann Sommer duke sjellë kështu dhe golin e barazimit për vendasit. Mesa duket ishte thjeshtë një nisje për ta duke qenë se nuk u ndalën me një gol të vetëm. Në minutën e 40 ata arritën të gjenin përsëri portën duke shënuar, Arthur Atta ishte lojtari I cili arriti të shënojë dhe të kalojë ekipin e tij në avantazh.

Inter ngec në shtëpi, pëson humbjen e parë
Inter ngec në shtëpi, pëson humbjen e parë

Rikthimi I serviri një mundësi mjaft të mirë Thuram, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë tranverse. Aksione të cilat vazhduan me kërkesën e tyre të vetme për të sjellë një barazim në vazhdim. Frederico Dimarco arriti të kërkojë golin në minutën e 56 përmes një shënimi por ishte VAR që e cilësoi pozicion jashtë loje.

Edhe pse tentativat ishin të shumta deri në minutat e fundit të lojës, Inter nuk arriti që të siguronte qoftë dhe një pikë të vetme duke shënuar humbjen e tyre të parë në këtë sezon. Pauza që do të ketë për shkak të ndeshjeve Kombëtare mund të shërbjeë si një gjenerim për ta, duke qenë se kthehen me një ndeshje të rëndësishme ndaj Juventus.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.