Ethet e gjysmëfinales së UEFA Champions League janë shtuar. Na ndan vetëm një ditë nga përballja mes Inter dhe Barcelona. Në përballjen e parë ata nuk aritën të përcaktonin një fitues ku rezultati shkoi 3-3. Por, tashmë San Siro do të ketë mundësi që të sjellë dhe një rikthim të mundshëm sa I përket se kush do të shkojë në finale. Mungesat në Inter janë një pjesë e cila është duke u diskutuar ndjeshëm në kohët e fundit. Duke qenë se përflitet të një mungese të Martinez në fushën e lojës.
Ndeshja e fundit ndaj Veronas ku dhe inter I dha fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore, e tregoi këtë mungesë. Lautaro Martinez mungoi në sfidën e fitores ndaj VEronës duke ngjallur një seri dyshimesh sa I përket angazhimit të tij në një ndeshje kaq të rëndësishme. Padyshim, që shihet si një hallkë kyce në ekip duke e shndëruar fortesën e ekipit më të pathyeshme.

Ai është golashnëuesi më I mirë I Inter në këtë sezon, me plot 21 gola të shënuar në të gjitha garat. Dëmtimi mendohet se nuk mund ta lejojë kthimin e tij në kohë për këtë ndeshje të rëndësishme. Vetë ekipi I Inter në një deklaratë të dhënë sa I përket kësaj mungese nuk ka qenë shumë I qartë. Duke cilësuar dhe vetë Inzaghi se një rikthim I tij para kohe mund të jetë një rrezik për të.
Është e paqartë nëse do të jetë prezent në fushën e lojës Martinez, një faktor tepër I rëndësishëm për ekipin dhe mobilizimin e tij në formën më të mirë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.