Tashmë, janë shprehur të dy ekipet të gatshëm për të siguruar shërbimin e lojtarit të Bayern Munich. Inter do të jetë në një sfidë të vështirë përballë Real Madrid për të sjellë në skuadër Dayot Upamecano. Lojtari i Bayern i cili mendohet se mund të zhvendoset larg klubit në këtë sezon dimri. Ndërsa Real Madrid e ka vendosur në listën e saj pasi të mbarojë kontrata e tij me Bavarezët, e cila daton gjatë verës.
Inter në krahun tjetër është duke kërkuar dhe bërë cdo gjë që francezi të mund të bashkohet me ta. Mbrojtja e tyre duket se tashmë është e mplakur dhe qëllimi i tyre është një rifreskim i tillë. Largimi i Pavard dhe mbritja e Akanjin në formë huazimi duket se nuk ka shërbyer si zgjidhje për zikaltërit. Ndaj dhe janë vendosur për të synuar një afrim tepër të rëndësishëm për ecurinë e klubit.

Edhe pse emra si de Vrij dhe Acerbi janë duke dhënë shërbimin e tyre për ekipin. Konsoderohen si lojtarë që mund të jenë në fundin e karrierës së tyre. Kjo e bën që interi të ngutet në një rast të tillë. Pavarësisht se diktohet një pengesë në këtë rast kalimk që ka të bëjë me pagën e lartë të lojtarit. Shuma që ai kërko mund të vendosë në vështirësi skuadrën. Por, në strategjinë e tyre është menduar që të sigurojnë shërbimin si lojtar i lirë.
Strategji e cila pritet të moj jetë tërësisht funksionale duke qenë se ata janë duke u përgatitur që të sjellin një ofertë për francezin. Klubi gjerman lufton për mbajtjen e tij gjithashtu



