Inter është përpara etheve të ndeshjes së tyre finale në Champions League. Përballja e tyre do të jetë me Paris Saint Germain, francezët të cilët aritën të prekin finalen e Champions. Pikërishtt, përpara kësaj sfide tepër të rëndësishme ata kanë ndërmarrë një hap shumë të madh. Ata kanë vendosur që të kenë një afrim I cili vjen pas një marveshje të arritur me Marseille. Anësori brazilian I ekipit, Luis Henrique do të jetë pjesë e Serisë A seoznin e ardhshëm.
Një marveshje e cila është arritur për të siguruar shërbimin e tij. Zikaltërit do të jenë të gatshëm që të paguajnë një shumë prej 23 milion euro për afrimin e tij plus 2 milion euro në formë bonusi. Në total I gjithë kalimi do të kushtojë plot 25 milion euro për Inter. 23 vjecarit I është premtuar një projekt I madh në ekip. Kjo duket në kontratën që ai pritet të nënshkruajë duke qenë se do të jetë një kontratë disavjecare deri në vitin 2030.

Pavarësisht se pas tij ishin një seri ekipesh të mëdha të vendosura. Inter, arriti që të ishte ai që mundi të finalizojë këtë marveshje të rëndësishme. Përforcim tepër I nevojshëm për sezonin e ardhshëm duke shërbyer në ekip për një rezultat më të mirë. Gjatë këtij sezoni ai ka pasur një performancë mjaft të mirë. Në 35 ndeshje ai ka mundur që të shëojë nëntë gola dhe të jetë prezent gjithashtu në 10 asistime. Është një formë që e shndëron atë në një ndër më të preferuarit në shumë klube të mëdha europiane.