Interi është në kërkim të një lojtari përforcues në ekipin e tij. Ata kanë bërë gati një kontratë prej pesë milion eurosh në vit për Jonathan David. Por, zikaltërit nuk janë të vetmit në kërkim të kanadezit. Në bisedime me të janë gjithashtu Juventus, Barcelona dhe Arsenal. David i cili është duke luajtur për Lille pritet të cilësohet si lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundon.
Asnjë detaj lrej kampeve që janë në kërkim për 25 vjecarin. Megjithatë, shihet se Inter është shumë më pranë zyrtarizimit të një kontrate me sulmuesin e rri. Ekipi i serisë A kërkon që të bëjë një kontrate me sulmuesin për pesë vite. E vlefshme deri në 2030, pritet që të sjellë gati pesëmilion euro në vit për të. Ende e paqartë nëse është një shumë e cila mund të jetë tunduese për yllin e rri.

Kjo sepse më heret është e spekuluar në media se shuma që ai kërkon të fitojë duke përfshirë dhe komisionet është 10 milion euro. Gati gjysma e asaj që ai kërkon ofrohet prej ekipit të Interit. Nuk ka një deklaratë përfundimtare në lidhje me këtë. Duke qenë se në bisedime ata janë gjithashtu dhe me Barcelonën, Arsenalin dhe Juventus.
Ky transferim konsiderohet si tepër i rëndësishëm për zikaltërit. Ata janë në kërkim për një sulm të rri në sezonin e ardhshëm. Forma e tyre në këtë sezon ka treguar se sulmi i tyre është totalisht i pandalshëm. Një skuadër me formacion sulmues duket se do të jetë dhe synimi i tyre i ardhshëm në këtë sezon.