Rikthimi I inter pas pushimit ndërkombëtar ishte shumë më I rëndësishëm. Zikaltërit e mbyllën fazën para pushimit me një fitore dhe do të kërkonin një të tillë. Fillimi pas pushimit I ndesh ata përballë Udineses, së vendit të dhjetë. Një fitore kjo mjaft e rëndësishme për ekipin që është duke kryesuar në kampionat për të krijuar hendekun.
Qëllimi I Inter në këtë sezon duket se është I qartë dhe po e arrin më së miri. Një sfidë e shpejtë kjo përballë Udineses për zikaltërit. Ata kërkuan që prej fillimit fitoren me disa akisone të ndryshme në insistimin e vazhdueshëm. Goli I parë erdhi në minutën e 12 nga Arnautovic, ishte një asis I Dimarco I cili e gjen në pozicionin e duhur. Shënimi I golit të avantazhit sjell shpresën për Interin dhe guxon dhe më tej.
Në minutën e 29 ishte përsëri Dimarco I cili jep një asis drejt Frattesi, ku bën të mundur realizimin e një gjuajtje. Gol I cili e con në epërsi dhe siguron më tej këtë ndeshje për interin. Rikthimi në pjesën e dytë solli një frymëmarrje për ekipin, ku ekipi kishte e përsinë e golave. Inzaghi guxoi më shumë ku bëri të gjitha ndrimet e mundshme. Futja në lojë e Asllanit I cili zvendësoi Calhanogl, tregon për besimin e lojtarit shqipëtar.

Udinese pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk mundi të realizojë. Një lojë e cila u shndërua në insistim të vazhdueshëm u finalizua me një gol në minutën e 71 nga Solet. Sfidë e cila u mbyll me rezultatin 2-1. Inter ka tre fitore të përsëritura, për të synuar më shumë në këtë kampionat.