Inter ka nisur kështu zyrtarisht procesin e saj të rinovimit. Ata kërkojnë që të përforcojnë me kontratat ekipin e tyre. Por, mesa duket ka një objektiv kryesore për ta realizuar në afatin kalimtar të verës. Nico Paz lojtar i Real Madrid mendohet se është qëllimi i tyre më i rri i afrimeve. Negociatat me të nuk pritet të jenë të lehta, por ekipi e sheh si një pjesë të rëndësishme.
Mbrojtja shihet në një hap tjetër sa i përket përforcimit. Giovanni Leoni i cili ka pasur një sezon fantastik në Parama mendohet se do të jetë afrimi më i rri në ekip. Emëri i tij është lakuar dhe më herët për të kaluar në Inter. Por, tashmë shihen faktorët shumë më pozitivë për të kryer këtë kalim. Vlera e tij është e lartë, por gjithashtu Interi është shumë më i favorshëm për të pasur atë në ekip.
Lista e tyre e afrimeve është shumë më e gjatë duke përfshirë në të dhe Koni De Ëinter i Genoas dhe Jhon Lucumi dhe Sam Beukema të Bolognas.

Ekipi është duke kërkuar dhe për një zvendësues të Hakan Calhanoglu. Duke qenë se Kristian Asllani pritet të largohet këtë verë. Nuk ka asgjë të zyrtarizuar në lidhje me këtë largim. Por, qëllimi i tyre është të mos jenë në befasi sa i përket afrimeve që pritet të ndodhin.
Samuele Ricci i Torinos mbetet nnë ndër emërat që shihet si më i favorizuar në këtë kalim duke siguruar kështu një qëndrim shumë më stabël në ekip. Duket se inter kërkon objektiva më të lartë sezonin e ardshëm. Kjo pritet të bëhët përmes afrimeve të reaj.