Ndryshimi i orarit në ndeshjen që do të ketë Argjentina në këtë grumbullim ka sjellë një shqetësim në ekipin zikaltër. Lautaro Martinez mund të ketë një kthim më të vonshëm në ekip duke e bërë më të vështirë angazhimin e tij në klub. Në një përballje ku Inter do të jetë përballë Romës.
Interi do të jetë në një përballje kokë më kokë me kryesuesit e Serisë A. Ndeshje e cila pritet të zhvillohet të shtunën e ardhshme dhe shihet me mjaft interes për një vendosje të tyre mjaft të mirë në kampionat.

Një mbritje më e vonshme e Lautaros do të shihej më tej si e pamundur për të që të vazhdonte më tej normalisht kthimin e tij në klub. Po ashtu klubi e konsideron të rëndësishëm angazhimin e tij për vetë faktin se do të shihej mjaft e nevojshme prania e tij dhe në ndeshjen që e presin ekipin në Champions League.
Situata duket se ndryshoi më tej në përballjen që do të ketë Argjentina. Ekipi do të jetë përballë Venezuelës edhe Porto Rikos. Por, per shkak të sigurisë është vendosur që të ketë një zhvendosje të tyre të orareve. Ndeshja e cila do të luhet në Miami do të luhet me një ark prej 24 orësh ndryshim.
Kjo do të thotë se Marinez nuk do të jetë në gjendje që të kthehet në Itali deri të mërkurën pasdite. Cka do i marrë më shumë kohë në rikthimin e tij në seancat stërvitore. Duke rrezikuar dhe pjesëmarrjën e tij në ndeshjët në vijim të Inter.



