Inter shuan mundësitë e tripletës, ngec në Kupën e Italisë

Inter shuan mundësitë e tripletës, ngec në Kupën e Italisë

Milan ka mundur të triumfojë në ndeshjen e tyre të gjysmëfinaleve në Kupën e Italisë. Fitorja e tyre ndaj Inter është një mundësi shprese për ekipin I cili në këtë sezon nuk është në formën e tij më të mirë. I ndodhur në vendin e nëntë në Seria A ata I kanë shuar shpresat për një mundësi titulli atje. Ndaj forca e tyre për të besuar në një titull në këtë sezon mbetet të jetë Kupa e Italisë. Me fitoren e saj në këtë sfidë, ajo arrin të ndalë padyshim Inter në ëndërën e tyre për një tripletë në këtë sezon.

Interi, arriti që të ishte në kontrollin e lojës prej fillimit, ata mundën më së miri që të krijojnë balanca të mira në zhvillimin e sfidës së tyre. Që prej minutës së dhjetë ata ishin pjesë e aksionit me Matteo Darmian. Vazhda e aksionit ishte dhe më tej, në minutën e 22 Dimarco arrin të ketë një super goditje nga largësia por pa sukses. Ishte pikërisht Milan që mundi të shkojë në avantazh në sfidën e tyre. Luka Jovic arriti të shënojë për ekipin në minutën e 36 duke e cuar këtë sfidë në avantazh.

Inter shuan mundësitë e tripletës, ngec në Kupën e Italisë
Inter shuan mundësitë e tripletës, ngec në Kupën e Italisë

Pjesa e parë përfundoi me golin e tyre të vetëm, por premtoi një pjesë të dytë shumë më interesante. Jovic arrin të shënojë vetëm pas katër minutash lojë dhe golin e tyre të dytë në këtë sfidë. De Vrij pati mundësinë për të ulur epërsinë e Milan në minutën e 68 por pa rezultat. Reijnders, arriti të shënojë golin e sigurisë për kuqezinjtë, I cili u pasua dhe me golin e katërt.