Inter I cili prej largimit të Inzaghi ka ngleur pa një drejtues teknik është duke bërë lëvizjet e tij. Drejtuesit e ekipit kishin në listë Cesc Fabregas, spanjollin I cili është duke drejtuar Como. Por, shihet si një opsion I cili nuk është I mundur. Projekti I tij në como është ngushtësisht I lidhur me të dhe e bën një transferim shumë më të vështirë. Është një lëvizje e cila e ka vendosur përballë vështirësive ekipin zikaltër.
Një tjeter emër I cili qarkullon është ai I Christian Chivun, ish lojtari I Inter tashmë mund të vijë në pozitën e drejtuesit në klub. Drejtori sportiv Giuseppe Marotta duket se është I përqëndruar në kalimin e Chivun. Aktualisht ai është duke mbajtur pozicionin e drejtuesit teknit te Parma. Kjo mund të jetë përsëri një lëvizje e cila mund të hasë pengesa për Interin. Por, bisedimet me ekipin mund të jenë një drtitë jeshile për këtë kalim të rëndësishëm.

Chivu është një ish lojtar I inter. Ai I përket pleiadës së lojtarëve të cilët në udhëheqjen e Mourinhos arritën të fitonin tripletën atë sezon. Nën udhëheqjen e parmës ai ka pasur një ecuri të mirë gjithashtu. Janë pikërisht këto pika që e bajnë afrimin e tij shumë më pozitiv. Zvendësimi I Inzaghi duket se është në rrugën e duhur me këtë lëvizje që do të ndërmarrë klubi zikaltër. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm dhe procesin në të cilin ndodhet ekipi përpara Kupës së Botës për klube.