Inter synon finalen, shuma që fitojnë ekipet nga kualifikimi

Inter synon finalen, shuma që fitojnë ekipet nga ky kualifikim

Gjysmëfinalja do të ndeshë mes tyre dy prej gjigandëve të futbollit europian. Secila prej tyre ka një fokus të qartë të cilat do të duhet të prekin finalen. Detyrë e cila sjell lavdi për të dy ekipet dhe do të jetë një mundësi për të fituar. Financat në të dy klubet në këtë sezon nuk kanë qenë në pjesën më të mirë. Kjo do të shërbejë si një mundësi ku secili prej tyre të ringjallet me një mundësi shtimi në arkë. Triumf ku të dy ekipet do të kenë mundësinë që të ndjejnë një përmirësim të dukshëm të gjendjes financiare.

Deri më tani Barcelona nën drejtimin e Hans Flick ka mundur që të fitojë një shumë e cila shkon deri 115 milion euro. Fitime të cilat vijnë prej tarifave fikse për pjesëmarrjen, ndeshje të fituara dhe raunde të cilat I kanë përfunduar. Në qoftë se ata shkojnë më tej në finale do të kenë mundësi që të shtojnë një shumë prej 20 milion euro në buxhetin e tyre. Triumfi do të shtojë në arkën e ekipit dhe shumën prej shtatë milion. Barcelona në këtë sezon ka mundur të fitojë më shumë dhe prej të drejtës televizive duke qenë se janë skualifikuar shumë ekipe spanjolle.

Inter synon finalen, shuma që fitojnë ekipet nga ky kualifikim
Inter synon finalen, shuma që fitojnë ekipet nga ky kualifikim

Inter, në këtë sezon ka mundur të fusë në arën e saj një shumë prej 103 milion euro. Shuma respektive prej 18 milion e cila vjen nga pjesmarja në fazën e ligës, 11 milion nga kualifikimi, 12.5 milion suksesi në cerekfinale. Qëllimi në vetvete nuk është shuma monetare në këtë sukses, por një ndihmesë e cila vjen për ekipin pas cdo objektivi të arritur prej tyre.