Inter triumfon në Hollandë, Liverpool sërish sukses

Seria A, e përfaqësuar vetëm prej Inter në kompeticionin europian Champions Ligë, shënon sërish një sukses. Një përballje e luajtur në Holandë nuk e uli aspak mundësinë që inter të shëklente dhe të shënonte një fitore duke qënë një hap larg cerek finaleve të UEFA Champions Ligë.

Komentuar shpesh si një ndër ekipet pretendente Inter shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, një lojë e qetë për italianët të cilët arritën të mbanin në kontroll të gjithë situatën dhe të mund të shënoin. Goli I parë erdhi në minutën e 38, nga Thuram I cili zhbllokoi shifrat dhe bëri të mundur që në pjesën e parë të ishin fitimtarë. Pjesa e dytë dyket sikur ishte nën kontroll prej Interit duke qenë se u siguruan me rezultatin e tyre që në fillim të saj vetëm 12 minuta pas nisjes. Feyenoord nuk ishte shumë kërkues ndaj golit dhe u mundua që të jetë mbrojtës, Inter humbi gjithashtu një mundësi për të shënuar nga 11 metërshi me Zielinski, cka do e conte në epërsi avantazhi në ndeshjen e tyre në shtëpi.

Liverpool në udhëtimin e tyre drejt francës mundën që të shënonin përsëri një rast suksesi në këtë sezon, duke e mbyllur sfidën në avantazh me një gol. E gjithë sfida pritet të shkonte në barazim por ishin anglezët ata që në minutën e 87 e gjetën portën duke shënuar golin që I con ata në epërsi në ndeshjen që do të zhvillojnë në transfertë. Kjo ishte një ndeshje interesante duke qenë se ishin dy ekipe që në kampionatet vendase janë duke shkëlqyer dhe mund të cilësohen triumfuese të tyre që në këtë pjesë të sezonit.