Dayot Upamecano ka bërë një kërkesë mjaft të lartë financiare ndaj Bayern Munich. Mbrojtësi mendohet se ka kërkuar 20 milion euro për të rinovuar më tej kontratën e tij me klubin. Francezi I cili është vendosur drejt fundit të qëndrimit të tij në klubin gjerman, ende nuk ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Dhe pse një eksperiencë mjaft e vlefshme për të duke qëndruar mes mbrojtësave më të mirë në europë. Lojtari ende nuk ka shprehur qartë qëllimin e tij për të pasur një rinovim të kontratës.

Si kërkesë e tij për të sjellë më pas rinovimin e kontratës ka qenë pikërisht një bonus prej klubit prej 20 milion euro. I shtyrë më tej prej interesit të lartë nga disa prej top klubeve të ndryshme europiane. Lojtari nën këtë nën këtë interes dhe rinovimin e tij me klubin aktual e ka zgjedhur që të jetë nën një bonus financiar shumë më të majmë.
Mediat gjermane kanë qenë ato të cilat e kanë paraqitur këtë kërkesë të tij dhe vjen fill pas interesit të shumë të klubeve si Barcelona apo Real Madrid. Edhe pse më herët kanë qenë vetë zyrtarë të klubit të cilët kanë diktuar se lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit. Kjo nuk dihet ende ata kanë pranuar që të sigurojnë një shpërblim më të majmë për lojtarin. Por, është theksuar se në vazhdim do të jetë një mundësi që të rishikohet gjatë rinovimit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.