Një yll në ngritje është cilësuar nga shumë media, kjo për shkak të përformancës së tij dhe të lojës që ka dhuruar. I angazhuar tashmë me Lille një ekip I cili arriti të bënte një diferencë dhe në UEFA Champions League ku u përball me ekipie me peshë dhe mposhti Atketiko Madridin dhe Real Madrid. Zhergova ka luajtur një rol kyc në formën e ekipit të tij dhe kjo ka bërë që të mos kalojë pa u vënë re prej menaxherve të ndryshëm dhe ekipeve të mëdha.
Deri më tani në merkaton e dimërit nuk është se ndodhi një marveshje apo dhe një dakortësi e lojtarët për të lëvizur, ai e vlerëson Lille për mundësinë që I jep dhe e ka parë më të arssyeshme bashkë me stafin menaxherial që deri në përfudnim të këtij sezoni të jetë pjesë e Lille. Ato që patën më shumë interes për yllin e rri 25 vjecar për ta pasur në ekipin e tyre ishte Napoli. Mediat italiane I bënë një jehonë të madhe lajmit për prezencën e të rriut në ekipin italian të Serisë A, por vendimi I tij nuk ishte pro.
Vetë Zhergova është shprehur se kërkon që të lëvizë, por mesa duket fati I tij deri në fundin e këtij sezoni do të jetë Lillë. Ai pret të vlerësojë dhe ofertat gjatë merkatos të verës për të marrë hapin drejt lëvizjes. Deri më tani është Lille që do të përfitojë prej formës së shkëlqyer të të rriut Kosovar, pavarësisht se nuk është angazhuar në këto ndeshje për shkak të një dëmtimi, ku do të jetë I mundur shumë më herët.