Al Hilal kishte paralajmëruar më herët se do të kishte një merkato mjaft të nxehtë. Por, mbritja e Simone Inzaghi në ekip është duke e vërtetuar qëllimin e tyre për disa afrime të rëndësishme. Duket se Inzaghi të vetmen pengesë që kishte hasur në Serinë A, nuk është duke e hasur në Arabinë e largët. Tashmë, financat nuk janë më problem dhe ai mund të ketë në ekip secilin prej lojtarëve që mund të arrijë marveshje.
Benjamin Sesko është një prej prurjeve që ai kërkon të sigurojë si shërbim. Lojtri I cili është vlerësuar nga disa klube duket se mund të ketë një zhvendosje të tij në arabi. Leipzig, duket se do e ketë tepër të vështirë që të refuzojë ofertën për një prej yjeve të skuadrës. Kjo do e vendosë në qëndër të vëmëndjes se cili do të jetë hapi I tyre.

Sesko në të njejtën kohë ka dhe disa oferta nga klube të tjera cka e vendos kalimin e tij në një pikëpyetje. Arabia shihet si një opsion monetary por jo për rritjen profesionale të futbollistëve. Kështu që Inzaghi është duke ndjekur një tjetër futbollist. Por, slloveni është në plan të parë për kalimin e tij në Al Hilal. 22 vjecari është cilësuar si një opsion I dëshiruar nga inzaghi.
Një tjetër emër I cili vjen nga Premier Liga është dhe sulmuesi I Crystal Palace I cili vlerësohet si opsioni I duhur në këtë kalim. Jean Philippe Mateta është konsideruar si një opsion I duhur për të qenë një afrim në rast se nuk mund të realizojnë qëllimin e tyre.