Inzaghi dhe prezantimi I dy prurjeve të reja nga Seria A

Inzaghi dhe prezantimi I dy prurjeve të reja nga Seria A

Simone Inzaghi ishte pjesë e një suksesi të padiskutueshëm në këtë sezon. Falë një pune mjaft të mirë ai arriti që të conte Inter drejt finales së Champions League. Kjo është vlerësuar dhe prej Al Hilal që në kërkim të një drejtuesi të rri bënë ofertën e tyre drejt italianit. Mbritja e tij në arabi solli kështu dhe një mundësi që të afronte më thjeshtë figura të rëndësishme në ekip.

I vendosur në Arabi tashmë ai nuk ka një kufizim sa I përket buxhetit të afrimeve. Kjo është një pikë e cila e ka cekur shpesh gjatë drejtimit të Inter. Në këtë fazë kalimesh ai është duke vlerësuar afrime të rëndësishme në ekip. Kjo e shtyrë dhe prej drejtuesve të klubit të cilët janë të gatshëm që të ndryshojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Inzaghi dhe prezantimi I dy prurjeve të reja nga Seria A
Inzaghi dhe prezantimi I dy prurjeve të reja nga Seria A

Victor Osimhen është një ndër futbollistët që ai kërkon në ekip. Nuk është tashmë e panjohur kjo dëshirë e tij ku kërkon që të sigurojë shërbimin e tij. Shuma që ofrohen nga Al Hilal normalisht që janë tunduese dhe presin një reagim të lojtarit sa I përket zgjedhjes që do të duhet të marrë ai.

Dusan Vlahovic, është emëri tjetër që Inzaghi interesohet për ta vendosur në ekip. Ai është cilësuar si një pikë mjaft e rëndësishme në sulm dhe e konsideron një ofertë ndaj tij. Lojtari I Juventus është duke kërkuar një ekip pasi dhe skuadra e tij është shprehur se mund të pranojë një ofertë ndaj tij. Duket se largimi nga Seria A, përsëri e bën Inzgahin që të kthehet pas.