Inzaghi, këndvështrim në lidhje me suksesin e Inter

Inzaghi, këndvështrim në lidhje me suksesin e Inter

Askush nuk mund të mohojë faktin se Inter është duke kaluar periudhën e tij më të mirë. Ekipi ziklatër është duke shijuar suksesin e saj në UEFA Champions League. Hap pas hapi ata ja dolë që të renditen në finalen e këtij kompeticioni ku do jenë përballë PSG. Gjysmëfinalet rezervuan gjithashtu një hap të rëndësishëm për ta duke mposhtur kështu një ekip si Barcelona. Dy sfida vërtet interesante që prodhuan gola shkuan në favroin e italianëve.

Seria A është një detyrë e rëndësishme për ta, ku do të jenë në sfidë për titull. Fitorja e tyre e fundit ndaj Torinos ishte e rëndësishme për të qëndruar me pikë të barabarta me Napolin. Ndikues në këtë sfidë ishte dhe Kristian Asllani i cili shënoi nga pika e 11 metërisht.

Inzaghi, këndvështrim në lidhje me suksesin e Inter
Inzaghi, këndvështrim në lidhje me suksesin e Inter

Në lidhje me këtë sukses ka folur dhe drejtuesi i saj Simone Inzaghi. Ai ka theksuar se është suksesi i një ekipi të vogël europia . Padyshim që nuk është ekip i krahasueshëm me klube gjigande si PSG, Bayern Munich apo dhe Manchester City. Buxheti i ekipit të tyre ndjeshëm është shumë më i vogël dhe nuk e kanë potencialin e tyre.

Shpesh Inter është cilësuar ai një klub i vogël që luajnë me zemër. Në këtë formë ai ka dashur ta personifikojë ekipin që ai drejton. Si një klub ku japin maksimumin për të qëndruar në lartësinë e duhur. Skuadra zikaltër e ka treguar në këtë sezon frymën e klubit dhe iniciativën e tyre për të qëndruar krah ekipeve më të mëdha dënjësisht. Padyshim vlerësimi është i tij dhe i yjeve të ndryshëm në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.