Inter është duke u përgatitur për mbrëmjen e madhe. Një sfidë ku San Siro do të ndizet përballë do të jetë Barcelona. Champions tashmë është synimi I ardhshëm si një tofe për ekipin zikaltër. Synim I cili do të shndërohet në arritje pas suksesit që ata presin në këtë sfidë. Ndeshja e parë shkoi më së miri, ku ata ishin dominues. Me dy gola të parë të shënuar ata nuk mundën ta kontrollinin ndeshjen. Sifda në Camp Nou përfundoi me një rezultat 3-3, barazim që shtoi në mënyrë të barabartë shanset për kualifikim për të dy ekipet.
Inzgahi në vigjilie të kësaj ndeshje duket tepër I gatshëm për t’u përballur me një ndër pikët më të rëndësishme. Ai do të jetë I gatshëm që të shkojë përballë Barcelonës, edhe pse një mungesë e rëndësishme vërehet. Martinez ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e lojës, Pavard mendohet si zvendës. Kjo, shihet pasi Inzaghi I ka besuar atij rolin e rëndësishëm të sulmit në këtë ndeshje.

Francezi mund të jetë titullar në këtë ndeshje por asgjë nuk ka konfirmim deri në këtë pikë të zhvillimeve. Tarem mund të jetë në sulm me Thuram në një formacion I cili nuk është konfirmuar. Martinez është duke zhvilluar seancën stërvitore I vetëm, cka ngjall dyshime për angazhimin e tij të mundshëm.
Pas suksesit të vllait të tij Filippo I cili e ngjit Pisën në Serinë A, ai e sheh të mundur që të ketë një sukses në vazhdim. Drejtuesi është shprehur tepër optimist dhe tepër pozitiv për të marrë lajmin më të mirë në këtë ndeshje.