Inter arriti që të merrte një barazim 3-3 në ndeshjen e tyre të parë në gjsyëmfinale të UEFA Champions League. Simone Inzghi ka folur pas këtij barazimi teksa ka cilësuar se largimi I tyre ishte me keqardhje për shkak se nuk mund të merrnin një fitore. Zikaltërit hynë në këtë ndeshje me terpër besim, edhe pse vinin me tre humbje jashtë kampionatit europian. Jashtë finales së Kupës së Italisë dhe të dytët në renditje në Serinë A, nuk është se I stepi për të vazhduar këtë rrugëtim.
Forma e tyre ishte komanduese në këtë lojë, ishin ata që arritën të shënonin një gol të shpejtë. Gol I cili u shoqërua me një tjetër gola avantazhi duke e bërë shumë më të sigurt pozitën e tyre. Por, ishte pikërisht Yamal I cili prishi të gjithë këtë rrugëtim për ta. Rikthimi I tyre në fushën e lojës kërkoi një mundësi pas barazimit të pjesës së parë. Një gol I mbetur ende në pikëpyetje për shkak se me vetëm gishtërinjtë e këmës u cilësua si një pozitë jashtë loje.

Inzaghi u shpreh se ata ishin në gjendje të luanin një ndeshje vërtet fantastike. Epërsia që krijuan në fillim të saj dhe një gol I anuluar për një diferencë tepër të vogël. Bën që besimi I ekipit të jetë I lartë në ndeshjen e kthimit. Por, ai cilësoi se ndjen keqardhje për një ndeshje kaq të mirë e cila nuk mundi të mbyllej me një rezultat pozitiv.
Fatkeqësisht, theksoi ai ekipi ishte në gjendje që të merrte më shumë nga kjo sfidë, të cilën shpreson ta arrijnë në kthim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.