Simone Inzaghi ka vendosur që të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në larrierën e tij. Italiani në këtë sezon u shndërua në një ndër trajnerët më të përfolur. Suksesi I tij I cili nuk u shoqërua me asnje trofe ishte pikërisht një zhgënjim për zikaltërit në këtë sezon. Loja e tij dhe krijimi I një ekipi I cili ishte mjaft kompakt bëri që ai të ishte në sytë e shumë ekipeve.
Oferta e parë për të dhe si përfundim e vetmja ishte prej Arabisë Saudite. Al Hilal kishte premtuar më herët se do të sillte një bum në lëvizjet që do të kryente. Kështu, që oferta shumë milionëshe ishte pikërisht ajo që e bëri italianin të ndryshonte menidmin. Zërat për largimin e tij kanë qenë të hershme, por italiani me një finesë ka zgjedhur që të jetë tepër diplomatik për këtë lëvizje.

Me një kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2027 ai do të bashkohet me Al Hilal. Me afro 26 milion euro në sezon ai do të jetë në top trajnerët më të paguar në botë. Rrugëtimi I tij nis me një kompeticion tepër të rëndësishëm. Ku ai do të duhet të drejtojë ekipin në Kupën e Botës për Klube.
Me një ndeshje të rëndësishme e cila pritet të jetë në 18 qershor ku përballë tyre do të jetë një ekip europian Real Madrid. Është pikërisht një ndeshje test për të dy drejtuesit e rinj teknik që kanë marrë kryesinë e skuadrave në këtë periudhë.