Alexander Isak ka mundur të gjejë golin e tij të parë me fanellën e Liverpool. Në ndeshjen kundër Southampoton e cila është e vlefshme për Kupën e Ligës ai ka mundur të shënojë. Suedezi I cili në këtë sezon kalimesh u regjistra për vlerën prej 150 milion euro, u cilësua dhe si një prej transferimeve më të kushtueshme. Historiku I tij në Newcastle United e bëri që klubi të ishte I bindur në kalimin e tij. Njëherësh u vlerësua si një prej ndryshimeve të nevojshme në klub.
Me një aksion brenda zonës ai arriti të shënojë dhe për herë të parë me Liverpool. Instikti I tij e lejoi që të shënojë duke shërbyer kështu dhe një gol mjaft të rëndësishëm, që e coi rezultatin 1-0. Festimi I tij I cili erdhi përpara tifogrupit dëshmoi se do të jetë një prej atyre prurjeve që do të lejë shenjë në sulmin e Liverpool. Klubi në të njejtën kohë e ka konsideruar si një investim të rëndësishëm duke qenë se ata kanë sjellë një kontratë gjashtë vjecare për të.

Isaku është vlerësuar prej drejtuesve si një shtyllë mjaft e rëndësishme për të sjellë ndryshimet e nevojshme në ekip. Projekti I rri I ekipit e ka në qendër atë duke sjellë shpresë për të gjithë në vazhdim. Me këtë gol ai fiton më tej besimin për t’u rikthyer jo vetëm në kampionatin vendas. Por, qëllim I tyre në këtë sezon është të jenë konkurues dhe në Champions League.



