Islanda me një mungesë të rëndësishme përballë Kosovës

Islanda me një mungesë të rëndësishme përballë Kosovës

Kombëtarja e Islandës do të ndeshjet me Kosovën në një ndeshje e cila është e vlefshme për play off-et e Ligës së Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet nesër, ku do të vendoset fati i Kosovës nëse do të jetë pjesë e Ligës B apo do të shkojë me rënie në rast dështimi në këtë përballje në Ligën C.

Islanda është njohur së fundmi me një mungesë e cila konsiderohet thelbësore për ekipin duke qenë se ata nuk do të kenë praninë e mesfushorit Mikael Anderson. Gunnlaugsson i cili është nën drejtimin e ekipit të Islandës e cilëson si një humbje të rëndësishme përballë kësaj sfide e cila do të vendosë për fatin e mëtejshëm të tyre.

Islanda me një mungesë të rëndësishme përballë Kosovës
Islanda me një mungesë të rëndësishme përballë Kosovës

Mungesa e Anderson në të dy sfidat që do të zhvillohen vjen si pasojë e një dëmtimi që ka pasur gjatë stërvitjes, një suprizë kjo e cila shkakton për trajnerin një zvendësim të minutave të fundit, ai ishte pjesë e formacionit të grumbulluar por tashmë lind një detyrë e re për Gunnlaugsson në zvendësimin e saktë të tij. Anderson ka munguar në të dy ditët e stërvitjes cka e bën situatën e tij në dukje të jetë serioze.

Në disa media përflitet për një shtesë në formacionin e grumbulluar ose do të jetë detyrë e zvendësuesve për të bërë rolin e mesfushës. Asgjë deri më tani nuk është e konfirmuar ku do të pritet nesër deklarata e tyre për të bërë cilësimet e formacionit. Islanda është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Spanjë ku do të jetë ajo që do të lëvizë nesër e gatshme për takimin drejt Kosovës.