Ardian Ismajli ishte vetë I cili bëri të ditur përmes rrjetit të tij social se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Empoli. Kontrata e tij e cila përfundonte këtë fund qershori nuk gjeti më një rinovim për mbrojtësi shqiptar. Dhe pse një lojtar me disa karakteristika pozitive nuk u pa aspak e vështirë një riangazhim I tij.
Më herët është bërë e ditur se ai është kërkuar nga Torino për t’u bërë pjesë e skuadrës. Afrimi I tij atje duket se është shumë afër pasi është dhënë dakortësia për aktivizimin e tij. Kalimi I tij mund të realizohet si një lojtar I lirë. Kjo është bërë e ditur dhe nga mediat e ndryshme vendase të cilat bëjnë me dije për një kalim të mundshëm të tij.

Marco Baroni I cili është duke forcuar më tej ekipin, qëndërmbrojtësin e ka vlerësuar si një synim për përmirësim të ekipit. Ky vlerësim I tij vjen pas një sezoni mjaft të mirë që ai ka zhvilluar me Empolin. Në 29 daljet e tij ai është vendosur me një vlerësim mjaft pozitiv.
Kalimi I tij u bë nga Spezia në 2020, dhe numëron në total një seri prej 117 ndeshje në elitën e futbollit Italian. IIsmajli e ka vlerësuar dhe vetë një kalim të tillë dhe ka shprehur se do të jetë përsëri në një formë mjaft të mirë. Torino kërkon që të sjellë një frymë të re dhe është duke e realizuar përmes afrimit të lojtarit shqiptar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.