Ivan Balliu së fundmi ka zgjidhur dilemën që mund të jetë bërë një pjesë tepër mediatike së fundmi sa I përket qëndrimit të tij në klubin madrilen. Mbrojtësi I Kombëtares Shqiptare I cili prej 2017 është bashkuar me ekipin kombëtar, pavarësisht se ka lindur në spanjë ka mundër të zgjatë marveshjen që ka me klubin e La Ligës Rayo Vallecano.
Pjesë e madrilenëve ai ka që prej vitit 2021, dhe kontarta e tij me këtë klub ka ardhur drejt fundit, por së fundmi ai ka vazhduar që të ketë një rol tepër të rëndësishëm në ekip duke bërë një lojë organizative dhe duke shërbyer si një hallkë lidhëse për të gjithë ata. Një kohë e shkëlqyer për të në një sezon të shkuar cka e ka zbehur së fundmi në këtë sezon dhe do të duhet që të shkojë më tej me një rimëkëmbje. Një mos angazhim në këtë sezon e kishte vënë në dilemë se si do të ishte e ardhmja e mbrojtësit dhe a do të kishte përsëri një ofertë nga klubi aktual.
Pavarësisht se në shumë media spanjolle dhe formume të ndryshme flitej për një seri ofertash që kanë ardhur për 33 vjecarin nga ekipe të ndryshme të La Ligës që kanë spikatur formën dhe e kërkojnë mbrojtësin në ekipin e tyre. Gjithësesi, të gjitha zërat janë shuar duke qenë se dje është bërë konfirmimi I një kontarte mes yllit të kombëtares dhe ekipit të La Liga, ku debutimi I Ivan Balliu do të jetë deri në vitin 2027 me Rayo Vallecano. Ivan Balliu ka spikatur ndjeshëm dhe në kombëtaren shqipëtare në ndeshjet e angazhuar së fundmi, tashmë gjatë marësit do të zhvillohen dy përballjet e para të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.