Nicolas Jackson ka kaluar një kalvar ndryshimesh në qëndrimin e tij në Chelsea. Transferimi i tij nga Villa Real e vendosi sulmuesin nën një presion shumë më të madh në blutë e londrës. Dy sezone që nuk kanë qenë fort të mirë kanë qenë pjesë e ecurisë së tij. Por, drejtueist e skudares e kanë cilësuar si një prej tyre që në këtë sezon mund të jenë jashtë skuadrës. Kjo e ka vendosur në lëvizje shumë ekipe që kërkojnë shërbimin e tij në skuadër. Kështu që një rikthim i tij në La Liga është pikërisht një mundësi që mund të konsiderohet.
Qëndrueshmëria e tij në klub nuk ështe vendosur në formën që kërkohet nga drejtuesit e Chelsea. Kjo e vendos kështu skuadrën më të bindur për të kryer një transferim të tij. Dhe pse 30 gola të shënuar duket se nuk është aspak në planet që kishte skuadra për këtë lojtar. Ekipi blu ka vendosur një cmim prej 50 milion euro për shërbimin e tij. Shumë kjo e cila konsiderohet shumë më e ulët se ajo e mbritjes së tij në skuadër prej 80 milionësh.

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës e ka cilësuar si një mundësi që ai të shërbejë në skuader në këtë sezon. Kjo është një arsye që ata të kenë një sulmues që të sjellë një tjetër rritëm në lojë. Shërbimi i tij fillimisht është duke u kërkuar në formë huazimi. Dhe pse ende nuk është konfirmuar një mundësi e tillë kalimi. Ai shihet si një mundësi në krahun e Levandovskit për të sjellë një tjetër sulm. Por, kjo lëvizje nuk pritet të jetë tërësisht e thjeshtë duke qenë se në kërkim të tij janë vendosur dhe shumë klube të tjera europiane.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.