Viti 2026, shënon dhe sezonin e 100 për kampionatin japonez J-League. Ndaj dhe në këtë jubile të rëndësishëm për futbollin e tyre drejtuesit e ligës janë duke prezantuar një ndryshim të rëndësishëm. Vendimi I tyre është për të hequr përkohësisht barazimit nga këto ndeshje. Është pikërisht një rregull I cili do të shtrohet përgjatë këtij sezoni sportiv.
Në këtë rregull të ri, janë të gjitha ndeshjet të cilat kanë dalë me një rezultat të barabartë gjatë 90 minutave lojë, do të rivendosen përmes gjuatjeve të penalltisë. 90 minuta lojë nuk priten të përfundojë me ekipe që do të ndajnë pikët e tyre por do të vendoset fati I sfidës përmes penalltive.

Rregulli I ri I vendousr në këtë kampionat do të sjellë dhe ndarjen e pikëve për skuadrat që kanë shkuar deri në këtë pikë. Duke mos sjellë tre pikë të plota për ekipin I cili fiton me penallti, por vetëm dy pikë. Kjo më pas do të lejojë dhe ekipin humbës në penallti që të sigurojë një pikë të vetme nga kjo sfidë.
Sipas tyre fitorja e siguruar brenda kohës së rregullt sa I përket piëkve do të jetë e njejta. Pra do të kenë mundësi që pikën ta sigurojnë. Një ndryshim I cili në këtë 100 vjetor pritet të ketë një lojë me më shumë konkurencë dhe në fund të cdo sfide të jetë e mundur garantimi I spektakëlit të penalltive. Rregulli I rri pritet të fillojë prej shkurtit për të zgjatur deri në fund të sezonit në qershor.



