Jashari, drejt Premier Ligës, ende pa veprim

Jashari, drejt Premier Ligës, ende pa veprim

West Ham United ka rënë në kontakt me talentin shqiptar Ardon Jashari. Mesfushori ka ngjallur interes në ekipin e Premier Ligës duke pasur një formë të mirë. Mediat angleze janë ato të cilat raportojnë për bisedime që kanë nisur me menaxherin në lidhje me këtë transferim. Një kalim i cili pritet të ndodhë në afatin kalimtar.

Nuk pritet të jetë një marveshje e thjeshtë ajo që do të nënshkruhet mes londinezëve dhe Clube Brugge. Ai raportohet se do të ketë një tarifë prej 40 milion euro në transferimin e tij. Një shifër rekord kjo që raportohet në lidhje me këtë transferim. Konsiderohet gjithashtu si një shumë e cila nuk mund të jetë e përballueshme prej ekipit të West Ham.

Jashari, drejt Premier Ligës, ende pa veprim
Jashari, drejt Premier Ligës, ende pa veprim

Jashari në këtë sezon ka pasur një formë tepër të mirë. Ai e ka treguar sidomos në Champions Leagu duke tërhequr kështu një vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane. Nuk është i vetëm klubi londinez që po lufton për ta pasur atë. Klube edhe më të mëdha që kanë aftësinë paguese e kanë në listën e tyre mesfushorin e rri. Juventus, Paris Saint Germain dhe Milan duket se janë në kërkim të vazhdueshëm të të rriur. Raportohet se bisedimet janë pranë dhe mund të sjellin një konfirmim shumë shpejt.

21 vjecari duket se është në pritje duke qëndruar në ekipi aktual. Vlerësimi i tij mendohet se do të marrë kohën e nevojshme duke e vlerësuar në bazë të ofertës më të mirë financiare që mund të raportohet.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.