Ardon Jashari është duke kaluar një periudhë shumë të paqartë. Ka qenë fillimisht kërkesa e Milan që e ka vendosur në një pikëpyetje të madhe sa i përket të ardhmes. Deri më tani klubi i tij nuk ka dhënë aprovimin për kalim. Dhe pse ka pasur një seri kërkesash për të qenë larg kampionatit bleg. Clube Brugge duket se është e paqartë në lidhje më vendimin që do të marrë. Gjithashtu, e konsideron si një mundësi për të përfiruar më shumë prej lojtarit. Nuk shuhet as mundësia që ai të japë më tej mbështetjen e tij në klub.
Mesfushori së fundmi është shprehur i vendosur për kalimin e tij në klubin kuqezi. Ka qenë pikërisht një vendim i tij të mos marrë pjesë në grumbullime dhe të paraqitet në stërvitjen e parë të klubit.

21 vjecari është bashkuar me Brugge nën një plan afatgjatë. Është pikërisht një vendosje ndryshe e tij dhe ka qenë kërkesa e kuqezinjëve për ta sjellë si përforcim në ekip. Tare dhe Allegri e kanë konsideruar të dy si një mundësi.
Jashari e ka vlerësuar kalimin e tij në Serinë A. Një vlerësim sipas tij që do të shërbejë më tej në karrierë dhe do të jetë një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Janë mediat e ndryshme që e kanë sjellë përsëri në fokus këtë dhe e kanë konsideruar si dëshirën e tij në këtë lëvizje. Milan është vazhdimisht në vëzhgimin e lëvizjeve dhe ka sjellë kështu një plan më të qartë sa i përket kërkesës që kanë për mbritjen e lojtarit në skuadër.