Ardon Jashari është shndëruar në kërkesën kryesore të Milan në këtë sezon kalimesh. Kuqezinjtë e shohin si një pjesë të rëndësishme në përmirësimin e skuadrës që janë duke kryer. Kjo e ka vendosur atë në lsitë për të qenë kryesues në këtë lëvizje. Por, Jashari tashmë është në kërkim dhe të një ekipi tjetër europian. Borussia Dortmund e vendos atë në një pikë, ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij në këtë kalim.
Tashmë, konkurenca për milan nuk pritet të jetë e thjeshtë sa I takon transferimit të Jasharit. Clube Brugge në anën tjetër kërkon që lojtari të bëjë zgjedhjen e tij duke qëndruar në klub. Është pikërisht kërkesa e tyre të cilët e vendosin me synim kryesor qëndrimin në ekip. Por, mediat hedhin dritë për interesin e gjermanëve të cilët presin që të paraqesin kërkesën e tyre në ekip, për afrimin e lojtrait.

Dortmund është duke u përballur me një largim të rëndësishëm në ekip, atë të Jamie Gittens drejt Chelsea. Kështu që afrimi I Jasharit mund të cilësohet si një afrim I nevojshëm në ekip. Mirëpo, Milan në krahun tjetër ka të njejtën interes për lojtarin. Italianët mendojnë se mund të bëjnë një negocim për kalimin e tij duke qenë se dhe interesi I lojtarit është të bashkohet në ekip. Por, Brugge nuk ka mundur të bëjë asnjë negociatë dhe nuk do të pranojë që të ulet për zhvillime. 22 vjecari pritet të kushtojë 35 milion euro, Milan mund të ketë vështirësi në këtë ofertë. Brugge mund të jetë shumë më e shpejtë në ofrim.