Java e 28 e Superligës përfundon me këto rezultate

Java e 28 e Superligës përfundon me këto rezultate

Java e 28 e superligës mbylli pesë takimet e saj. Një javë ku pati një mungesë të golave dhe një përballje krejt ndryshe ku miqtë arritën të merrnin katër fitore. Ka qenë pikërisht Ballkani I cili ka bërë të mundur fitoren ndaj Dukagjinit me një rezultat të thellë. Pesë fola të shënuar prej Ballkanit duke rezistua për të mbajtur portën e pastër.

Me një rezultat pozitiv e ka mbyllur dhe Ferizaj përballjen e saj me Feronikelin. Me vetëm një gol të shënuar në minutën e 74 ata arritën të siguronin triumfin e tyre. Kryeqytetasit janë rikthyer në fitorja në këtë kampionat. ata patën mundësinë që të mposhtin me një rezultat të thellë Suharekën. Katër gola të shënuar duke ndaluar kundërshtarin në të gjitha rastet përballë portës.

Gjilanësit ishin me më pak fat në këtë përballje, ata humbën shanisn të shënonin në dy penallti. Ka qenë Malisheva e cila e ndali fitoren e tyre me një diferencë tepër të vogël mes tyre me një gol. Llapi skuadra e vetme në javën e 28 e cila arrin që të fitojë në shtëpi. Ata morrën një fitore ndaj Gjilanit, në një sfidë mjaft interesante. Me një kthim ata arritën të mposhtin Gjilanin me rezultat 3-2.

Java e 28 e Superligës përfundon me këto rezultate
Java e 28 e Superligës përfundon me këto rezultate

Kryesuesit e këtij kampionati kanë një shpëkutje prej dhjetë pikësh. Pavarësisht humbjes së tyre ata mundën që të realizojnë këtë kryesim në vazhdim.  Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 50 pikë, 47 për Malishevën e vendit të tretë. Një renditje e cila përcakton fituesit dhe kemi dhe një humbës të njohur deri më tani. Feronikeli I cili ka  mundur të sigurojë vetëm 42 pikë duke humbur kështu pozitën e tyre në kampionat.