Superiora mbylli javën e 33 të këtij sezoni me dy sfidat e djeshme. Sfida që sollën emocion dhe treguan dhe njëherë një mundësi ndryshe për ekipet që mund të suprizojnë. Rezultate të paparashikuara dhe sfida dinamike ndodhën gjatë kësaj jave duke u përcaktuar kështu formacioni I javës. Derbi I kryeqytetit ishte një ndër sfidat që pritej me padurim në këtë javë. Një sfidë e cila u dominua tërësisht prej Tiranës së vendit të fundit duke marrë një fitore 3-0. Fitore që e ringjall dhe njëherë ekipin që ishte duke rënë.
Rreziku ende ekziston për Tiranën, një sfidë befasuese ishte dhe ajo e Elbasanit. Një ekip I sapo promovuar arrin të gjejë mundësinë që të fitojë. Fitore kjo e cila rrezikon Partizanin në top katërshe dhe mund të sigurojë një vend në europë për Elbasanin. Ende ka tre sfida për të mbyllur këtë sezon. Fitorja e Korcarëve në Lac, ishte e dyta në seri për këtë sezon. Përsëritja e saj e bën që ekipi të dalë pre rrezikut dhe të gjendet me më shumë shpresë në tabelë. E vetmja ndeshje që u mbyll me një barazim ishte ajo mes dinamo dhe Teutës 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës në Superiore. Teuta ka mundur që të fitojë pozitën më të mirë në portë me Elton Vatën. Mbrojtjen e dominon lojtarët e Elbasanit me Bledar Lilën dhe Klevis Kasa. Po ashtu Skënderbeu me Elvis Prenci dhe Tirana me Dembele. Në mes fushë Dinamo, teuta dhe Bylis. Sulmi I takon Tiranës, Elbasanit dhe Skënderbeut. Drejtuesi teknik m ëi mirë është përzgjedhur Bledi Shkëmbi.