Jhon Duran, drejt një transferimi në turqi

Jhon Duran, drejt një transferimi në turqi

Jhon Duran, është transferuar në formë huazimi në Fenerbhace. Ka qenë Jose Mourinho I cili e ka vlerësuar kolumbianin si një mundësi të mirë në përmirësimin e skuadrës. Kalimi I tij u bë I mundur nga skuadra arabe ku ai u transferua merkaton e shkuar. Al Nassr ka ofruar në formë huazimi një prej blerjeve të saj e cila kushtoi 77 milion euro.

Lojtari I cili ka qenë në ekipin e Cristiano Ronaldo, nuk arriti të sillte një titull për ekipin e tij. Pavarësisht, se kontributi I tij ka qenë mjaft bujar duke kontribuar kështu në një seri prej 12 golash në 18 daljet e tij. Por, duket se sulmuesi ëndërrën në lindjen e mesme e ka lënë pas krahve. Ai tashmë ka vlerësuar kalimin e tij përsëri në europë.

Jhon Duran, drejt një transferimi në turqi
Jhon Duran, drejt një transferimi në turqi

Nga Premier Liga ku dhe ai kreu kalimin, tashmë do të jetë në Superligën Turke. Qëndrimi I tij në turqi pritet të rregullohet me një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2030. Ka qenë padyshim projekti I Mourinhos që e ka bërë më tërheqëse për kolumbianin që të vlerësonte këtë transferim.

Ajo që është komentuar shpesh në media gjatë kësaj periudhe është padyshim koha që ai ka kaluar në arabi. Qëndrimi I tij duket se solli disa të mira financiare për të, rreth tetë million euro. Ndoshta dhe largimi I tij nga Aston Villa është komentuar për qëllime financiare.

Por, tashmë rikthimi I tij në europë pritet ta vendosë në sulmin e Fenerbhace duke mbajtur një pozitë të rëndësishme në ekip. Mourinho e sheh atë si një asset mjaft të rëndësishëm të ekipit të tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.