Një raport I pabesueshëm është bërë publik në ditët e fundit prej Arabisë Saudite. Janë arabët të cilët pretendojnë se kanë mohuar që Messi të bëhej pjesë e kampionatit të tyre. Edhe pse ata shpesh kanë dashur që të kenë një zgjerim të mëtejshëm të sportit në vendin e tyre nuk kanë zgjedhur që të kishin argjentinasin.
Lëvizja e tyre për të sjellë yje të ndryshme të futbollit europian dhe atij botëror në skuadra, ka si plan që të bëjë të njohur kampionatin vendas. Por, një transferim I cili nuk u mund të arrihej dhe pse ka pasur tentativa të ndryshme ishte pikërisht ai I Lionel Messit. Argjentinasi në periudhën e tij të zgjedhjes preferoi largimin drejt SHBA.

Ndërsa, tashmë është bërë e njohur një pretendim prej tyre ku tregojnë se kanë qenë arabët që kanë refuzuar një kalim të tillë. Messi I cili kishte dakortësuar për një kalim të mundshëm por kishte kushtëzuar këtë transferim me kushtet e tij.
Arabët bëjnë me dije se gjatë Kupës së Botës për Klube ata kanë pasur kontakte të vazhdueshme me lojtarin. Ylli argjentinas kishte kërkuar që qëndrimi I tij të ishte sa I përket kompeticionit dhe më pas të kishte një kontratë afatshkurtër. Por, sipas tyre kjo nuk ishte mënyra e duhur për afrim. Duke qenë se zgjedhja e tyre është që të kenë pjesë lojtarë që janë afatgjatë në skuadër dhe mund të japin kontributin. Mesa duket ky publikim është bërë I njohur tani, ku Messi ka jo shumë kohë që zgjodhi të rinovojë kontratën e tij të qëndrimit në Inter Miami.



