Jo vetëm afrime në Real, një lojtar largohet

Jo vetëm afrime në Real, një lojtar largohet

Pas dy afrimeve të rëndësishme në këtë periudhë të cilat janë Trent Alexander Arnold dhe Dean Huijsen, ekipi ka njëoftuar një largim. Jasus Vallejo nuk do të jetë më pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm. Mendohet se ai nuk do të jetë pjesë e planeve që Xabi Alonos është duke krijuar për skuadrën e tij.

Në një njoftim zyrtar ka qenë vetë ekipi I cili ka bërë me dije se mbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Reali e ka falenderuar për rolin e tij dhe për profesionalizimin në fushën e lojës. duke urruar një të ardhme sa më të mirë për të. Ky, pritej të ishte një lajm I mundur duke qenë se sektori I mbrojtjes u përforcua me dy prej prurjeve të rëndësishme.

Jo vetëm afrime në Real, një lojtar largohet
Jo vetëm afrime në Real, një lojtar largohet

Vallejo në moshën 28 vjecare është bashkuar me Los Blancos që prej 2015. Një pjesë të mirë të kohës së tij në këtë ekip ai e kaloi pjesë të disa huazimeve të ndryshme. Ai ka patur disa udhëtime në Real Zaragoza, Eintracht Frankfurt, Ëolves dhe Granada.

Qëndrimi I tij me Real Madrid ka qenë I gjatë por me vetëm 35 ndeshje të luajtura. Në këto dalje ai ka mundur të shënojë vetëm një gol, I cili u regjistrua në këtë sezon. Me një kontratë e cila ishte e vlefshme deri në 30 qershor kanë qenë palët që kanë rënë dakord për ndërprerjen e saj. E ardhmja e tij nuk është e sigurt duke qenë se nuk ka një klub që ka kërkuar për shërbimin e tij.