Kërkesa e Barcelonës për të arritur një marveshje me Joan Garcia është përfunduar së fundmi. Ka qenë pikërisht ekipi që ka mundur të realizojë një marveshje të mundshme transferimi e cila pritet të ndodhë gjatë verës. Pikërisht një kontratë pesë vjecare është në plan të tyre për të ndodhur. Por, ende nuk është ndërmarrë një vendim përfundimtar duke qenë se do të jetë vetë portieri i cili do të diskutojë të gjitha kushtet dhe mundësitë që ofrohen në këtë transferim.
Ndikues ka qenë pikërisht sezoni i tij në Espanyol, mbreslënës duke ndikuar në shkëlqimin e tij në fushë. Ai morri vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane. Por, mesa duket barcelona është shumë më e interesuar për të lidhur këtë marveshje.

Janë katalanasit që e shohin atë si një pikë tepër të rëndësishme për t’u bashkuar në ekipin e tyre. Aftësia e tij në fushën e lojës dhe gjithashtu i cilësuar si një portier modern e bëjnë të preferuar. Zotërimi i plotë i topit dhe niveli i tij i shfaqur shnderohen në një cilësi që e bëjnë të afrohet më tej me kërkesat e katalunasve.
Roli i tij ka ndikuar së tepërmi në këtë sezon dhe mbajtjen e Espanyol në garë këtë sezon. Pikërisht roli i tij vendimtar në fushën e lojës ka sjellë qëndrimin e ekipit këtë sezon.
Katalanasit arritën të siguronin shërbimin e polakut për sezonin e ardhshëm, gjithashtu dhe një marveshje e tillë do e bënte shumë më të sigurt në porte.