Barcelona tashmë ka hyrë në sezonin e lëvizjeve. Ata kanë bërë një ndër lëvizjet më të rëndësishme që konsideronin në këtë sezon. Bëhët fjalë për një kalimin e portierit të Espanyolit, Joan Garcia. Një marveshje e cila është shumë pranë finalizimit e afron atë me ekipin katalunas.
Në një marveshje e cila e ka angazhuar ekipin për një periudhë prej dy javësh kanë mundur të finalizojnë. Garcia do të vendosë që të kalojë në Barca duke bërë një hap shumë më të rëndësishëm në karrierën e tij. Është pikërisht Barca që është e gatshme të finalizojë këtë kalim. Mjafton vetëm që ata të përmbyllin detajet personale të kontratës për ta sjellë pranë ekipit të tyre.
24 vjecari mes ofertave të ndryshme ka bërë një zgjedhje që të qëndrojë në kampionatin vendas. Arsenali ishte një prej ekipeve i cili u tërhoq më herët nga kërkesa për ta bërë pjesë të ekipit. Mes tyre ishte dhe ekipi i City i cili kërkonte ta transferonte në Premier Ligë.

Kanë qenë pikërisht agjentët e lojtarit që kanë kërkuar ta bëjnë pjesë të ekipit të tyre. Me një kontratë pesë vjecare ai shihet pjesë e një projekti i cili është tejet serioz për qëndrimin në katalunasit. Me një kërkesë të vazhdueshme nga klubet e Premier Ligës ka qenë pikërisht Garcia që ka kërkuar të pritej për mundësi të tjera. Zgjedhja ndaj tij është në La Liga e cilq e bën pjesë të një ndër ekipeve më të rëndësishme atje.