Jobe Bellingham refuzon kalimin e tij në Premier Ligë

Jobe Bellingham refuzon kalimin e tij në Premier Ligë

Jobe Bellingham është vendosur mjaft i qartë sa i përket interesit në transferimin e tij. Huazimi i tij në Manchester United këtë sezon kalimesh është dsikutuar në mjaft forume të ndryshme. Madje deri atje sa United e kishte të  gatshme një ofertë për huazimin e tij. Por, ka qenë lojtari i cili është treguar mjaft i qartë duke e mohuar një transferim të tillë.

United i cili kërkon të sheshojë të gjitha pakënaqësit në mesfushë. Ka kërkuar që të bëjë një kalim të rëndësishëm sipas tyre. Qëllimi do të ishte padyshim një afrim i tillë që do të shërbente më tej në forcimin e skuadrës. Por, gjermania duket se është një ndalesë mjaft e mirë për të duke shërbyer në Dortmund.

Jobe Bellingham refuzon kalimin e tij në Premier Ligë
Jobe Bellingham refuzon kalimin e tij në Premier Ligë

Edhe pse pas trënsferimit nuk ka pasur mjaftueshëm besimin e teknikut për të pasur minutat e duhura në dispozicion. Vetëm dy ndeshje ka qenë ai aktiv duke pasur kështu një shërbim të munguar atje.

Ndër të tjera është dyshuar dhe për tensione të cilat kanë qenë mes babait të tij dhe drejtuesëve të skuadrës. 20 vjecari duket se ka një arsye tjetër sa i përket moskalimit të tij në United.

Zgjedhja e tij pritet të jetë vetëm ndaj klubeve të cilat marrin pjesë në kompeticione europiane. Kjo mesa duket është dhe hapi që ai kërkon të realizojë i sigurt në këtë transferim. Burime bëjnë me dije se oferta të tilla ende nuk janë shfaqur për lojtarin. Dortmund për kalimin e tij ofroi një transferim prej 27 milion euro.