Interi në këtë sezon është duke përjetuar një ndër momentet më të mira në futbollin e saj. Suksesi I këtij sezoni padyshim është finalja e Champions League ku ata synojnë titullin. Ecuri mjaft e mirë e zikaltërve që I vendos në pozita fituese. Por, njëherësh loja e tyre është e përqëndruar dhe në Serinë A ku synojnë të jenë pjesë e titullit.
Përforcimet për sezonin e ardhshëm janë një detyre tepër e rëndësishme dhe synimi I tyre është ky. Sa I përket mbrojtjes në këtë sezon në europë ata u cilësuan si të pathyeshëm. Por, tashmë në radarin e tyre është vendosur një sulmues tepër I rëndësishëm për të ardhmen e ekipit. Joshua Zirkzee I cili luan me Bolonjën shihet si opsioni I duhur në këtë transferim.

Forma e sulmuesit holandez ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit duke kërkuar që të jetë pjesë e tyre. Mënyra se si ata do të synojnë këtë afrim mendohet të jetë përmes huazimit apo opsionit të blerjes. Me një ofertë prej 35 milion euro ata mendojnë se do të kenë një dakortësim me ekipin anglez.
United nga krahu tjetër nuk është se ka përjashtuar mënyrat e ndryshme për një transferim të Zirkzee. Ata kërkojnë që ky transferim të diskutohet gjatë javëve në vijim. Kalimi I tij në Inter mund të sjellë një sulm I cili është shumë më I plotë dhe garanton një sezon më të mirë për Inter. Gjithësesi, kalimi ende nuk ka marrë konfirmim dhe nuk dihet nëse do të ketë një të tillë deri më tani.