Julian Alvarez u vendosur në një sezon mjaft të mirë me Atletico Madrid. Por, dhe pse ka një pozitë mjaft të mirë në ekip ai ende ka dëshirën për një tjetër provë. Këtë dimër ëndërra e tij do të ishte zhvendosja e tij në Paris Saint Germain. Lojtari ka dëshirë që të vendoset në ekipin kampion të Europës.
Sulmuesi argjentinas ka qenë prej kohësh nën djekjen e parizienëve, ai ka pasur mundësi transferimi dhe më herët. Gjatë verës së 2024 ai refuzoi një ofertë për kalimin e tij duke qëndruar kështu në ekipin spanjoll. Ndërsa për të tashmë do të jetë një mundësi më e mirë që të zhvendoset kështu drejt një tjetër ekipi.

Afati kalimtar I dimrit është konsideruar sipas tij momenti I duhur për të nënshkruar me PSG. Edhe pse ai ka dakortësuar një kontratë e cila është e vlefshme me Atletico Madrid deri në 2030. Kjo shihet si një vendosje e Atletico të cilët nuk do të kërkojnë që të shesin kaq shpejt lojtarin. Më herët francezët në krahun tjetër kanë treguar se nuk do të jenë të gatshëm që të shpenzojnë shuma të frikshme.
Kërkesë kjo e tyre e cila u pa dhe në merkaton e kësaj vere e cila ishte tepër e vakët prej tyre. Por, nëse një transfertë e tillë nuk mund të mbyllet gjatë kësaj periudhe. Më pas do të jete vera e 2026 e cila mund të diktojë kështu një tjetër periudhë mjaft të rëndësishme për kalimin. Edhe pse për PSG një afrim I tillë mund të bëhët më I vështirë, falë kërkesës së Barcelonës.



