Juljan Shehu ka konfirmuar dhe një herë një formë mjaft të mirë të tij. Ai gjithnjë e më shumë është duke u vendosur si një ndër lojtarët më të rëndësishëm në Vidzev Lodz. Me tre gola të shënuar në kampionatin polka ai ka mundur të lerë një gjurmë. Njehrësh e ka dëshmuar atë dhe në Kupën e polonisë ku ka pasur një paraqitje vendimtare ndaj Termalicas. Edhe pse ndeshja nisi për të në stol, ai diti të shërbejë për ekipin e tij.
Angazhimi I tij erdhi prej pjesës së dytë duke I dhënë më shumë mundësi creative ekipit të tij në sulm. Vendimi I trajnerit duket se ishte I drejtë në këtë angazhim të tij duke treguar dhe vënë në dukje potencialin e lojtarit. Edhe pse vendasit dukeshin shumë afër një fitore, pasi kishin mundur të siguronin një diferencë prej dy golash.

Shetsa shërbeu për të barazuar rezultatin 2-2, me një ndeshje e cila u vendos nga pika e 11 metërshit. Shqiptari ishte tepër protagonist në këtë ndeshje duke sjellë një ekzekutim mjaft të saktë nga pika e bardhë. Ai arriti të realizojë me sukes goditejn e pestë që coi dhe në fitoren e ekipit të tij. Po ashtu shërbeu dhe për promovimin e mëtejshëm në fazën e ardhshme të Vidzev Lodz.
Shehu në këtë ndeshje arriti të shënojë dhe golin e parë të tij, në Kupën e Polonisë. Duke dëshmuar se qëllimi I tij është për të sjellë një formë të shkëlqyer, ku kërkon të bëjë diferencën. Duket se ai është duke marrë lidershipin në skuadrën Polake.



