Benfica e cila është duke zhvilluar zgjedhjet për presidentin e klubit, ka sjellë një njoftim të rri. Një prej kandidatëve të cilët kërkojnë të zgjidhen, në kërkesën e tij ka qartësuar se do të afrojë Jurgen Klopp në ekip. Gjermani që prej largimit të tij në 2024, nuk ka drejtuar më pas një klub futbolli. Ky hap mund të shënojë një tjetër karrakter në rrugëtimin e tij në fushën e blertë.
Edhe pse ai ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë drejtuese, në aspektin teknik. Ende ka spekulime të ndryshme me një rikthim të mundshëm të tij në fushën e blertë. Është pikërisht hap që ai ka ndërmarrë prej kohësh. Dhe pse tashmë është ende pjesë e futbollit me një tjetër rol në të. Klopp është kreu global I futbollit të Red Bull.

Cristovao Carvalho, ka bërë një premtim për rikthimin e tij në drejtimin e Benficës. Carvalho I cili është duke kandituar për të marrë postin e presidentin. Tashmë, në programin e tij ka përfshirë dhe këtë afrim të rëndësishëm. Kujtojmë, se Bruno Lage ka një kontratë e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Kështu që me mbarimin e kontratës së trajnerit actual, Benfica do të ketë mundësi që të presë në krye të ekipit të saj një prej emrave më të mëdhenj në futboll.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ekipi nuk është ende në gjendje të vendoset në listën e pretendentëve për kampionatin elitar europian. Por, me një plan të qartë dhe me një Klopp në krye të ekipit ata do të mund të arrinjë qëllimin e tyre. Premtim, I cili ende nuk ka marrë një konfirmim nga gjermani.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.