Në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit Italian, Juventus ka mundur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme. Zonja e vjetër në udhëtimin e saj ka mundur të sigurojë një fitore minimale ndaj Genoas. Edhe pse një sfidë e cila ishte me rritme mjaft të ngadalta, ku nuk lejoj mjaftueshëm hapësirë për Juventus, duke qenë se kundërshtari arriti të kishte një mbyllje mjaft të mirë.
Frederico Gattin ishte ai I cili arriti të sigurojë dhe rastin e parë në këtë ndeshje, edhe pse ishte një rast mjaft I mirë për të shënuar, ishte portiere I cili e ndali hovin e kësaj. Mesa duket fati jo I mirë ishte duke e ndjekur ekipin e Juventus, duke qenë se Jonathan David ishte një prej tyre I cili e humbi një tjetër rast.

Pjesa e parë përfundoi pa një rezultat të ndryshëm dhe me dy ekipet që kërkuan vazhdimisht për të sjellë një ndryshim. Goli erdhi gjatë pjesës së dytë në minutën e 73 ku ishte Dusan Vlahovic I cili arriti të shënojë për të ndryshuar rezultatin. Një goditje me kokë shërbeu më së miri për të ndryshuar fatin e kësaj sfide.
Me këtë fitore ekipi Juventin shkon në dy radhazi duke qenë se në ndeshjen e tyre të parë arritën të mposhin Parmën. Tashmë, drejt pushimit për shkak të grumbullimeve Kombëtare, ata janë duke u përgatitur për një kundërshtar shumë më të rëndësishëm. Inter do të jetë përballë tyre në sfidën e ardhshme, pas humbjes së parë të pësuar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.