Juventus dhe Xhaka një marveshje që po shkon mjaft mirë

Juventus dhe Xhaka një marveshje që po shkon mjaft mirë

Juventus I cili është future rishtazi për sigurimin e shërbimit të Granit Xhakës ka mundur të bëjë hapa përparimtarë. Zonja e vjetër duket se po përparon ndjeshëm për të siguruar shërbimin e mesfushorit të Leverkusen. Mediat italiane janë ato të cilat kanë hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë transferim ku kanë cilësuar se shuma dhe kushtet personale janë dakortësuar.

Mesfushori I cili ka pasur një karrierë të gjerë në europë duke luajtur në disa klube që janë me peshë në futboll. Ka vendosur që në sezonin e ardhshëm të mos jetë më pjesë e Leverkusen. Ai më herët ishte lidhur për një kalim të mundshëm të tij në Milan. Kjo për shkak se ishte Tare ai që ka nxitur këtë afrim.

Por, duket se kuqezinjtë nuk do e kishin shumë të favorshëm këtë kalim për shkak të shumës që është kërkuar. Juventus nga ana tjetër është cilësuar si opsioni më I mirë për një transferim të mundshëm të tij në Serinë A.

Juventus dhe Xhaka një marveshje që po shkon mjaft mirë
Juventus dhe Xhaka një marveshje që po shkon mjaft mirë

32 vjecari ka një rol shumë të rëndësishëm në Leverkusen dhe është një lojtar titular atje. Janë pikërisht dy sezone ku qëndrimi I tij si titullar nuk është vënë në diskutim. Por, ajo që e bën shumë më interesante është se ai kërkon tashmë një eksperiencë të re.

Klubi gjerman e ka vendosur shumën e tij dhe është 15 milion euro për kartonin e futbollistit. Një shumë që nga klubi Juventin është e ulët në alternativat e tjera që ata janë duke konsideruar. Por, përsëri pritet të ketë një negocion në shuma që pritet ta afrojë atë në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.