Kenan Yildiz ende nuk ka mundur të arrijë një marveshje për rinovimin e kontratës së tij me Juventus. Ekipi ka nisur bisedimet mes palëve për të realizuar një marveshje, por duket se situata nuk është aspak favorizuese. Me një marveshje e cila është lënë aktualisht e pezulluar klubi është duke shfaqur mjaft shqetësime nëse e ardhmja e tij do të jetë në ekip apo jo.
Bardhezinjtë e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të pasur pjesë të skuadrës talentin turk. Ai është vendosur në qendër të projektit që klubi është duke sjellë. Po ashtu besimi I fanellës me numër 10 e ka vendosur atë si mjaft të preferuar nga klubi.

Edhe pse me të gjithë interesin e tyre për lojtarin kjo nuk ka reflektuar në pozitën e tij në fushën e lojës. Jo vetëm pozita por njëherësh dhe një pagesë e cila nuk është diferencuar e ka bërë që lojtari të mos jetë I sigurt në zgjedhjen e tij. Kërkesë e tij ka qenë një tjetër pagesë e cila pritet të ketë një rritje të ndjeshme prej 6 milion euro në sezon.
Juventus dukshëm nuk është shumë larg shumës që kërkon të japë ndaj lojtarit. Por, ata janë të vendosur për të sjellë një shumë e cila do të jetë përmes bonuseve. Kjo ka sjellë ndejshëm një ngërc në rinovimin e kontratës së tij. Nën këtë ngadalësim janë disa klube të Premier Ligë të cilat kërkojë të përfitojnë nga ngërci për të siguruar shërbimin e lojtarit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.