Juventus ka bërë një hap shumë premtues sa i përket përmirësimit të skuadrës. Ekipi ka mundur të gjejë kështu një mbrojtës i cili do të shërbejë në krahun e djathtë. Drejtimi i tyre është në La Liga dhe bëhët fjalë për mbrojtësin e Gironas. Arnau Martinez është synimi i tyre në këtë afrim. Emër i cili nuk lidhet vetëm me kalimin në Zonja e Vjetër, por njëhërësh dhe një mundësi transferimi e tij në Premier Liga.
Juventus duket se është më i vendosur për të përfituar shërbimin e 22 vjecarit që e konsideron një hallkë mjaft të rëndësishme të skuadrës së tyre. Martinez është një mbrojtës fleksibël i cili mund të përshtatet mjaft mirë sipas modelit të mbrojtjes së kërkuar. Janë pikërisht këto aftësi që e bëjnë të preferuar për të veshur fanellën e Juventus.

Lojtari i cili ka qenë më herët pjesë e Akademisë së Barcelonës për një kohë prej gjashtë vitesh mund të jetë larg La Ligës në këtë sezon. Girona nuk e ka frenuar largimin e tij dhe e konsoderon si një prej atyre që mund të jenë larg skuadrës. Edhe pse me një kontratë e cila e mban të lidhur për dy vite konsiderohet e mundur që ai të zhvendoset larg klubit.
Ajo që synohet prej Gironës është pikërisht një ofertë e cila është rreth 10 deri në 12 milion euro për të mjaftuar në këtë transferim. Lojtari i cili ka ngjallur interesin e Juves është nën një shumë e cila konsiderohet lehtësisht e pranueshme prej klubit italian. Edhe pse deri më tani nuk ka një oferte zyrtare sa i përket transferimit të tij në Serinë A.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.