Juventus, i bindur për yllin e saj nuk dëshiron shitjen

Juventus, i bindur për yllin e saj në ekip nuk dëshiron shitjen

Kenan Yildiz është shndëruar në një prej emrave i cili ka ngjallur një interes mjaft të madh. 20 vjecari i cili është konsideruar nga Chelsea si një përforcim i duhur, e ka vendosur klubin në lëvizje. Blutë e londrës që e kanë cilësuar një lëvizje të domosdoshme janë treguar shumë dorë lëshuar në ofertë e tyre. Sulmuesi i krahut ka marrë një ofertë lrej 65 deri në 68 milion euro.

Enzo Maresca i cili është duke sjellë një klub të rri dhe po bën ndryshime të shumta. Emrin e të rriut e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm për të shërbyer në klubin anglez. Por, juventus në krahun tjetër është shprehur tepër i vendosur. Turku sipas zonjës së vjetër është konsideruar si një lojtar që nuk është në shitje. Edhe pse mes dy klubeve ka mardhënie të mira ende nuk është arritur një marveshje për këtë përforcim.

Juventus, i bindur për yllin e saj në ekip nuk dëshiron shitjen
Juventus, i bindur për yllin e saj në ekip nuk dëshiron shitjen

Më herët kanë qenë dhe dy klube të mëdha europiane që kanë kërkuar shërbimin e tij. Bayern Munich dhe Barcelona janë vendosur për të sjellë një ofertë në tavolinë. Ka qenë po e njejta përgjigje që është dhënë dhe ndaj tyre.

Juventus kërkon në anën tjetër që të sjellë një kontratë të re për Yildizin. Marveshja aktuale që kanë ka një afat deri në 2029. Por, klubi kërkon që të ketë një zgjatje të qëndrimit të tij. Në këtë kontratë ata kanë kërkuar që të ofrojnë më shumë në këmbim të tij. Kjo shihet si një mënyrë për ta mbajtur më të lidhur lojtarin me klubin italian. Duke parë dhe interesin agresiv që kanë shumë prej klubeve.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.