Derbi I Italisë do të rikthehet këtë të shtunë. Pas pushimit kombëtar tashmë ekipet do të kenë kohën e mjaftueshme për të bërë përgatitjen për sfidën. Juventus do të zbresë në fushë duke pasur pikët e plota në këtë sfidë. Ndërsa Inter I cili është përballë do të shkojë me tre pikë më pak. Kjo për shkak se zikaltërit humbën në përballjen e tyre me Udinesen. Chhivu do të rikthehet në këtë ndeshje për të risjellë dhe një herë një ekip që ka synime të qarta në këtë sezon.
Edhe pse me disa lëkundje për shkak të ndryshimit të kupolës, zikaltërit janë me shpresë në këtë sfidë. Përballë do të jetë Tudor I cili në shtëpi do të kërkojë që ekipi të sigurojë një tjetër tre pikësh. Ndryshimet në ekip kanë qenë për të dy skuadrat dhe pikërisht lëvizja e tyre do të shënojë dhe njohjen me lojën e tyre. Derbi I Italisë I cili pritet të zhvillohet që në javën e tretë të kampionatit mbart një peshë të rëndësishme për skuadrat.

Përballje gjithsej në Serie A: 184
Fitore Juve: 88
Barazime: 47
Fitore Inter: 49
Golat Juve: 264
Golat Inter: 213
Në Torino (te fusha e Juves):
Ndeshje: 92
Fitore Juve: 63
Barazime: 17
Fitore Inter: 12
Golat Juve: 160
Golat Inter: 70
Mesatarja e golave për ndeshje: 2.59
Inter I cili ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit përballë Juves do të kërkojë që të ndryshojë këtë fakt të saj. Kjo e bën që të ketë një mobilizim dhe kërkesë të lartë në skuadër.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.